Në Shënjestër
25 Qershor 2020
‘Lepri’ nuk po del. Unë se shikoj ‘Leprin’ aq të dobishëm sa ‘Gollo’’. Sipas bisedave të zbardhura në Sky Eç, grupi shkon deri aty, sa inskenon edhe situata provokative, me qëllim që të fusë në kurth Bledar Muçën. Por mesa duket ky i fundit nuk bie pre kaq kollaj e këtyre pritave.
Gjatë kësaj kohe grupi i vendos edhe një çmim kokës së Bledar Muçës.
Madje duke paguar edhe njerëz pranë tij.
Ndërsa kërkimet për gjuajtës shkojnë deri në Kosovë, te shoqata e veteranëve të luftës.
Por edhe pse tentativat për elemiminin e Bledar Muçës në vitin 2020 dështuan, ai u ekzekutua vetëm 2 vite më pas në Belgjikë.
Për ekzekutimin e Bledar Muçës, duket se kishte interes edhe një tjetër grup kriminal që operonte në Elbasan, ai i dtejtuar nga vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja, organizata e të cilëve u godit nga SPAK verën e 2024.
Po për t’u kthyer tek vrasja e Bledar Muçës. ‘Gollo’ ishte kasaforta e Ardian Çapjas.
Ai zotëronte dhjetra pamje filmike të atentateve të kryera ndaj shefit të tij, dinte emra dhe detaje, të dhëna të tjera tronditëse për klanet kundërshtare. Të dhëna që diku i ka dorëzuar apo rrëfyer dhe ndoshta një ditë do të dalin në dritë për të sqaruar njëherë e përgjithmonë përse nisi konflikti midis grupeve Çela dhe Çapja.