Parku tek stacioni i autobusave për vite me radhë është anashkaluar nga të gjithë Kryetarët e Komunave të cilët kanë qeverisur me Tetovën.
Po të marim kronologjikishtë ngjarjet, që nga viti 1991 është premtuar që në këtë hapësira do të ndërtoheshin projekte të ndryshme. Ashtu siç kalonin udhëheqësit e Komunës, edhe premtimet për këtë hapësirë ndryshonin. Derisa vendi në fjalë u katandis në një derexhe dhe strehë, ku zhvillohej prostitucioni dhe narkomania.
Në një foto të postuar në rrjetin social fejsbuk, e para e Tetovës ka postuar dy fotografi të cilat rrëfejnë të gjithë storjen.