Gjykata e Posaçme ka shtyrë edhe një herë seancën gjyqësore ndaj ish-ministrit Ilir Beqaj. Shkak për shtyrjen u bë mosnjohja e plotë e akteve të dosjes nga ana e të pandehurit, çka solli nevojën për t’i dhënë atij më shumë kohë për t’u njohur me materialet.
Ilir Beqaj-ish-ministri-shendetesia-prangat-duart-shenjat-kerkesat-sterilizimi-canta (1)
Seanca e radhës është caktuar të zhvillohet më 11 dhjetor.
Kujtojmë që Ilir Beqaj po gjykohet në këtë proces nën akuzën e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën, në kuadër të një grupi kriminal.
Beqaj ndodhet prej më shumë se një viti i izoluar në paraburgim për shpërdorim detyre.


