Seanca gjyqësore për dosjen “Plumbi i Artë” është shtyrë për datën 17 qershor. Shkak për shtyrjen u bë mungesa e disa prej avokatëve mbrojtës të kësaj dosjeje.
Në këtë proces, të pandehurit përballen me akuza të rënda, përfshirë vrasje me pagesë, trafik droge dhe krijim të grupeve kriminale.
Dëshmitë e bashkëpunëtorëve të drejtësisë, si Nuredin Dumani, janë thelbësore për hetimin dhe zhvillimin e procesit gjyqësor.
Kujtojmë se seancat e fundit, ka qenë Erion Alibej i cili ka zbardhur disa nga vrasjet e bujshme në vend. Ai ka treguar se si ka kontaktuar me Nuredin Dumanin, për vrasjen e vëllezërve Haxhia, por gjithashtu ka rrëfyer edhe për vrasjen e vëllait të tij në Elbasan.
Seanca e ardhshme pritet të jetë vendimtare për zhvillimin e mëtejshëm të procesit dhe përfundimin e hetimeve në lidhje me këtë dosje të rëndësishme.