Deputeti i PD-së, Tritan Shehu është shprehur se shqiptarët duhet të lëvizin dhe t’i dalin për zot demokracisë së vendit të tyre.
Në një intervistë për News24, Shehu u shpreh se PD është e vetmja parti e madhe opozitare në vend dhe po luan rolin e saj, por theksoi se “duhet lëvizje qytetare”
“Shqiptarët duhet të lëvizin, populli duhet t’i dalë për Zot vendit të tij, demokracisë së vendit.
PD ështe e vetmja parti opozitare e madhe dhe po luan rolin e saj, ka vend për gabime, strategji të reja, por kryesorja duhet të jetë lëvizja qytetare”, tha ai.
I pyetur nëse “besoni tek arrita e zgjedhjeve të parakohshme?”, deputerti demokrat theksoi se “Së pari duhet të carmatoset regjimi nga mjetet e deformimit të zgjedhjeve që ka në dorë”.
Sa i përket mendimeve ndryshe brenda PD, ai u shpreh se e konsideron positive.
“E konsideroj positive që ka mendime të ndryshme, nuk komrnoj kurrë mendimet e kolegëve në PD. Shkojnë në forume dhe vendoset.
Secili ka të drejtë të jape mendimin e vet”, tha ai.