Amir Bilalli
E njohur është barcoleta me Mahatma Gandhin, i cili kishte pas ndjekur mësimet në një kolegj anglez, ku mësimdhënës kishte edhe një profesor racist me emrin Peters, i cili shpesh nënçmonte Gandhin. Një here në klasë iu pat drejtuar: “Gandhi, nëse në rrugë gjen një thes tru dhe një thes me para, cilin do ta kishe marrë ti?“. Gandhi pa menduar shumë tha se do e merrte thesin me para. “E shifni logjikën e tij? Kurse unë do ta merrja thesin me tru” – komentoi profesori – “. Në te Gandhi kishteshtuar: “Sigurisht se çdokush merrë ate që i mungon”.
Por, në Ballkanin Perëndimor mungojnë edhe paratë edhe trutë edhe ndërgjegja. Në pjesën shqiptare të Maqedonisë mungojnë akoma më tepër, madje edhe do virtyte elementare që zemrojnë edhe Zotin. Por, fakt se edhe BE dukshëm ka neglizhuar Ballkanin Perëndimor si tërësi, edhe ashtu me shumë hendikape mentale gjenetike, andaj tani këtu kemi rënie drastike të vlerave si askund në botë. Madje është humbur çdo shpresë se do bëhet më mire, Është humbur edhe besimi në eurointegrime. Tani vetëm 43% e qytetarëve rajonal shpresojnë BE-në, që është një ramje drastike krahasuar me vitin 2012 kur ishte mbi 70%. Kjo deprimon rajonin, kriminalizon akoma më shumë gjendjen dhe rrezikon sigurinë rajonale e njerëzore. Këtë gjendje tani me mjeshtri e shfrytëzon Rusia, e cila tani haptas koordinon me të djathtët ekstremë të shteteve evropiane, me çka edhe më shumë forcohet distanca: BE – Ballkan Perëndimor. Ish shefja e diplomacisë evropiane Mogerini potencon se “dridhja akoma më e madhe nga populistët e djathtë në BE pritet të ndodhë pas Kovidit!”
Fakt se BE tani disa vite përballet me sfida tejet serioze të brendshme dhe jashtme: Brexit-i, rritja e së djathtës ekstreme, migracioni, problemet në Lindjen e Mesme, Kovidi etj. Kjo ka bërë që BE edhe më shumë t’i mbyll sytë karshi shumë rënkimeve të të sëmurëve në Ballkanin Perëndimor. Andaj, zgjerimi i BE-së drejt këtij rajoni tani duket jo vetëm si një mision i largët kosmik, por edhe me shumë të panjohura. Shtetet e rajonit vazhdojnë të përballen me sfida të mëdha – problemet ekonomike, niveli i lartë të korrupsionit, krimi i organizuar, papunësia, shpërngulja biblike, vaksinimi etj, të cilat në global e bëjnë pothuajse të pamundur anëtarësimin e ndonjë vendi rajonal në BE në dy dekadat e ardhshme. Aq më shumë kur këtu tanimë sikur është bë traditë blokimi i fqiut: Sllovenia Kroacinë për shkak Gjirit të Piranit, Greqia dhe Bullgaria Maqedoninë e Veriut, nesër ndoshta Kroacia Serbinë, pastaj Serbia BeH dhe Kosovën etj. E gjithë kjo permanent do çoj ujë në mullirin e Moskës.
Këso vakumi rajonal ka bë që çdo shtet rajonal të vepron ashtu siç mundet. Serbia me lidhjet e saja tradicionale me Moskën dhe Parisin pretendon faktorizimin evropian përmes serbëve në BeH, Mal të Zi, e Kosovë. Bullgaria, provon në mënyrën e saj tradicionale të ketë ndikim në Maqedoninë e Veriut, kursepërmes kompanisë “Bulgargaz”-it, edhe në Serbi, Hungari, BeH etj. Greqia tregon ambicie ndikimi ndaj Maqedonisë së Veriutdhe Shqipërisë. Turqisë i jep peshë madhësia e saj, numri i popullsisë, ekonomia në rritje të shpejtë, fuqia ushtarake, pozita e urës ndërmjet Azisë dhe Evropës, Bosfori dhe naftëpërçuesi gjigant TANAP. Kurse SHBA-ve në këte rajon më tepër u intereson aspekti i sigurisë rajonale, për dallim nga Rusia e cila synon militarizim të rajonit që të del në detërat e jugut e njëherit ta zgjidhë Krimenë. Kurse Kina dëshiron depërtimin e dragonit të vet ekonomik në Evropë përmes Ballkanit.
Këtu faktori shqiptar në rajon (me kusht që të jetë minimalisht i shëndosh) që moti është dashtë të reagoj në mënyrë selektive.Fakt se siguria rajonale është prioritare, por edhe zhvillimi ekonomik është ekzistencial. Institucione serioze analitike të OKB-së potencojnë se pa një ciklus intenziv zhvillimor, fundi i shekullit mund ta gjej rajonin me popullatë minimale shqiptare.Për vite, udhëheqës shqiptar zhvillimin e popullit e shifnin përmes pasurimit të vetvetes, madje edhe në emër të luftës. U pasuruan me paratë e fituara nga tregtia me të ata që u viktimizuan për ideale. Pasojat shifen në çdo pëllëmbë. Por, ta shofim se sa Kosova do ndryshojë në këtë agjendë.
Në një intervistë dhënë për “Euronews”, Kurti para do kohe patpotencuar: “Ne ndërtojmë fazën e tretë të vendit tonë. E para ishte çlirimi në 1999. E dyta ishte pavarësia në 2008. Tani ne duam të krijojme vende pune dhe drejtësi, që do të thotë se duam të zëvendësojmë migrimin e të rinjve me punësime dhe duam të luftojmë korrupsionin dhe t’i japim fund kapjes së shtetit”. Duket se udhëheqësia kosovare është shumë evetëdijshëm se një fokusim në dialogun me Serbinë që në start do t’ua harxhoj energjinë dhe kredinë politike që kanë. Ajo ndoshta do të aktrojë negociata duke blerë kohën, pasi pushteti pa humbë kohë duhet fuqishëm të orientohet në dy segmentekyq – në zhvillimin ekonomik dhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar duke kthyer pjesë të pasurive të vjedhura. Përndryshe kredia politike shpejtë harxhohet kur janë pritshmëritë e mëdha. Vetëm pas rezultateve të dukshme në këto fusha, ato do të mund të fitojnë përkrahje edhe për ndonjë marrëveshje me Serbinë.
Pra, qeveria e re thjeshtë qoftë edhe në logjikën e ofertave masive, duke u bërë oferta kompanive e individëve se çka krejtata mund të punojnë në bujqësi, blegtori, industri, turizëm, artizane etj. Shtetet në botë që kanë praktikua këso sistemi, të përcjellë me liberalizim në investime, kanë treguar rezultate fantastike. Kurse mu kjo ka munguar në të gjithat trojet shqiptare. Për fat të keq në pjesën shqiptare të Maqedonisë sot e kësaj dite as që ka ide se çka është zhvillimi ekonomik! Andaj edhe eksodi në Maqedoninë perëndimore është rekord i pashoq botëror! Për fat të keq me dekada këtu funksionon vetëm logjika e djallit. Mbetemi me do ndryshime kosmetike në sferën etnike, që në brendi s’kanë esencë. Si kompenzim, Gruevski patrealizuar 32 investime të huaja, të gjitha në pjesën maqedonase të shtetit!
Që të mund të shpejtojmë atë pakicë rinie që ka mbetë, duhet bërë shumçka ndryshe. Së pari duhet përkrahur hapjen e tregjeve rajonale (CEFTA – EFTA, Procesi Berlinit-6, Mini-Shengeni, TEN-T, SEETO etj,), me çka bregdetit shqiptar do të shndërrohej në epiqendër e zhvillimit dhe komunikacionit rajonal e më gjërë, gjë e cila me automatizëm nënkuptonfaktorizim tepër të lartë gjeopolitik të Shqipërisë, por edhe të Kosovës. Këte si duket Albini bukur e ka kuptuar se është një pozicion tejet i fortë, andaj e propozoi në takim me Vuçiqin.Faktori shqiptar do të ishtë zotërues i Koridorit VIII, kurse përmes “Transferzales Jugore” dhe “Rrugës së Kombit” do të konektonte Korridorin X dhe XI, duke përfunduar në portet Durrës dhe Shëngjin. Projekti fuqishëm përkrahet nga amerikanët dhe do menagjohet nga evropianët parashef edhe ndërtimin dhe modernizimin e shumë linjave hekurudhore, që rajonit do t’i ofronte kushte të fuqishme zhvillimore. Kurti i vetëdijshëm për këta realitete, jo rastësisht potencon diç të ngjajshme për rajonin që ai e quan “Mini-Marshall Planin për 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor”. Pra, duhet afirmuar ate që është efektive, pa reklama boshe. Njëherit duhet hudhur kompleksin e “investimeve të ndaluara”, pasi çdo investim është shpëtim për ne. Askush s’pengon investime, qofshin ata edhe në sfera strategjike, por fakt është se kjo më tepër asocon në njëfar autocensure te vet udhëheqësve rajonal. Serbia këto komplekse nuk i ka, andaj ka zhvillim shumë të madhë në rajon. Nga një shtet i shkatëruar dhe bankrotuar në vitin 2000, tani ajo luan rolin e liderit rajonal.
Çlirimi i shtetit
Rajoni akoma ka smundjen kronike – shtet i kapur. Kosova e para në rajon mundë të fillojë me çlirimin e shtetit të kapur, e kjo në rend të parë lyp insitucione me kapacitet professional dhe departizim. Këtu s,mjafton vetëm ideali. Moslëshimi pe e Abinit për situatat e pamundshme, duhet të shndërrohet në aksione për situatat e mundshme. Në të kaluarën servilizmi ndaj ndërkombëtarëve ishte këmbim për heshtjen e tyre për shumë keqpërdorime, por tani shumçka ka ndryshua. Aspak s’është lehtë të ndërtohen institucione me kapacite, pasi ndër vite të njëjtat kanë qenë jo vetëm të partizuara, por edhe të personalizuara. Kjo gjë bëri që të zhduket profesionalizmi, të dobësohet shteti i së drejtës, të lulëzoi korrupsioni dhe krimi i organizuar, të përvetësohen pasuritë publike si mall pa të zot, të rrezikohet ekonomia e tregut të lirë, të shpërngulet popullata rinore. Nëse këtu nuk tregohen rezultate të shpejta, Kurtit nuk do i ndihmojë shumë karta se fajin e kanë paraprakët. Njërëzit mund të vënë dorën në zjarr për pakorruptueshmërinë e Kurtit, por me stomak të zbrazur entuziazmi popullor shpejtë di të ftohet. Për dallim nga koka, stomaku menjëherë sinjalizon kur është i zbrazur.
Pa dilemë se çkapja e shtetit në Kosovë dhe hapja e procesit zhvillimor shpejtë mund të reflektoj edhe në pjesët tjera shqiptare, por edhe mbarë rajonin. Ky proces do njerëz me ideale e jo me kalkulime xhepi e familjarizma. Këta të funditnuk duhet të jenë faktor i ndryshimeve sepse mu ata vet janëstagnimi. Këtu pa dilemë se do duhet edhe përkrahja e duhur e Vashingtonit dhe Brukselit. Administrata e Bajdenit është një favor tejet i madhë për shumë çështje.