Në sheshin Skënderbej është zhvilluar ceremonia e ngritjes së flamurit, në kuadër të festimeve për 112-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
Më herët sot, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, u zhvillua “Parada e Shqiptarëve”, ku Tirana u vesh e gjitha kuq e zi. Të pranishëm në paradë ishin mbi 350 grupe artistike nga anë e mbanë kudo ku flitet shqip. Në paradë ishin gjithashtu të pranishëm përfaqësues nga 150 qytete.
Paralelsiht me zhvillimet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, po zhvllohen edhe aktivitete të tjera si Panairi i Artizanëve, që do të zhvillohet te Pazari i ri, zona e Markatës së Gjelbër.
Kujtojmë se më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran e të pavarur.
28 Nëntori njihet ndryshe edhe si Dita e Flamurit, një ditë e rëndësishme për mbarë shqiptarët në trevat shqiptare dhe anembanë botës.