Vjola Haxhia, bashkëshortja e Keli Haxhisë, i cili u masakrua me thikë më 28 Tetor në Kalanë e Beratit ku kishte shkuar si turist, ka rrëfyer dinamikën e krimit dhe përplasjen e viktimës me autorin e krimit, 63-vjeçarin Kristo Mema (alias Kontandin Oxhaj).
    
    
Mesazhi:
Pershendetje zoti Fevziu
Une jam Vjola Haxhia bashkeshorjta e Keli Hoxha qe u vra te marten ne Berat. Fillimisht doja tju falendroja shume per ceshtjen qe ke trajtuat edhe kohen qe i keni kushtuar ngjarjes tone.
Ne familjarisht kemi 14 vite qe jetojme ne Britanine e madhe, kishim ardhur ne shqiperi per pushime edhe nje nga destinacionet tona ishte vizita ne kalane e Beratit per tju mesuar edhe femijeve me shume nga historia shqiptare.
Ne vizituam kalane me familjen time edhe nenen e bashkeshorti, diku nga qendra e kalase ishte nje kale i lidhur ne shtylle qe vajza ime 8 vjecare Sevia e pa edhe i tha babait te saj: a mund te aftohem ta prek kalin? Theksoj qe ne ate moment kali ishte vetem nuk kishte te zotin aty.
Keli bashke me vajzen u afruan ta preknin kalin nga gusha, ne ate moment shfaqet pronati i kalin duke uleritur direkt qe mos ta preknin kalin sepse acarohet. Burri i tha mos u shqeteso sepse une jam rritur ne fshat ku kisha edhe kale edhe di si ta trajtoj
Ai filloj duke debatuar me bashkeshortin tim ne nje gjuhe shume vulgare. Bashkeshorti im i tha se je ne moshen e gjyshit tim edhe nuk po merem te debatoj me ty. THEKSOJ se keto momente Keli ishte dore per dore me vajzen.
Perse mediat nuk flasin apo shteti nuk interesohet si jane femijet i mi? Qe jane ne shok, qe mund tme ishte vrare edhe femija me thike ne ato momente. Femijet jane ne gjendje shoku. Nuk flene, nuk hane nuk flasin.”

									 
					