Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka shprehur shqetësim lidhur me situatën në veri të vendit, pas një tjetri shpërthim të dëgjuar në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë të Veriut, ku aty pranë u gjendën edhe gazetarët.
AGK ka apeluar te gazetarët që të kenë kujdes gjatë raportimeve nga veriu ndërsa organeve kompetente u apeloi për siguri të gazetarëve.
“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, shpreh shqetësimin e thellë ndaj situatës së krijuar në veri të vendit, dhe u bënë thirrje të gjithë kolegëve që të kenë kujdes të shtuar përgjatë raportimeve të tyre nga kjo pjesë.
Raportimet për shpërthime në Lagjen e Boshnjakëve si dhe një tjetër në lagjen Tre Rrokaqiejt, i konfirmuan për Gazetën Online Reporteri.net, Zyra për Informim e Policisë së Kosovës. /Reporteri.net/.