Autoritetet veterinare kanë konfirmuar identifikimin e një vatre të dytë të murtajës së gjedhit në qarkun e Korçës, konkretisht në fshatin Shkozë, bashkia Maliq.
Vatra e re është regjistruar në një fermë në pronësi të shtetasit Enkel Shkëmbasi, ku pritet të asgjësohen 192 krerë bagëti, të prekur ose të dyshuar për murtajë.
Situata konsiderohet me rrezik të lartë, pasi në afërsi të fermës ndodhen edhe tufa të tjera bagëtish, me më të afërtat në një distancë vetëm 500 metra larg, ndërsa numri i përgjithshëm i bagëtive të ekspozuara në zonë vlerësohet në rreth 5,000 krerë.
Aktualisht, autoritetet janë duke zbatuar masat urgjente për asgjësimin e kafshëve të infektuara, ndërsa është vendosur një perimetër kontrolli prej 3 kilometrash rreth vatrës, për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të sëmundjes.