Një grua ka mbetur e lënduar pasi një bombol gazi ka shpërthyer në banesën ku ajo jetonte.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotme në qytetin e Krumës në Has, në depon e banesës së shtetases me iniciale Sh. D.
Si pasojë është dëmtuar e zonja e shtëpisë, e cila po merr mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Bëhet me dije se janë shkaktuar dëme materiale në banesë dhe në një objekt në afërsi.
Has/Informacion paraprak
Rreth orës 09:00, në qytetin e Krumës, në depon e banesës së shtetases Sh. D., dyshohet se ka shpërthyer një bombol gazi.
Si pasojë është dëmtuar shtetasja Sh. D., e cila po merr mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën, si dhe janë shkaktuar dëme materiale në banesë dhe në një objekt në afërsi.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.