Një bombol gazi ka shpërthyer pasditen e sotme në një banesë në lagjen ‘Partizani’ në Shkodër.
Policia bën me dije se shpërthimi ka ndodhur në banesën e shtetasit A. J.
Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar pronari i banesës, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë
Shkodër / Informacion paraprak
Rreth orës 17:55, në lagjen “Partizani”, në banesën e shtetasit A. J., ka shpërthyer një bombël gazi.
Si pasojë është dëmtuar pronari i banesës, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.