Në internet kanë qarkulluar foto të një kopshti rus me fëmijë të veshur me uniforma ushtarake apo të “veshur” me tanke dhe avionë luftarakë.
Fëmijët parakaluan me mësueset e tyre në oborrin e kopshtit, në kuadër të Ditës së Fitores në Moskë , por nuk dihet se në cilën zonë të Rusisë.Fotot dhe videot e postuara në rrjetet sociale tregojnë fëmijët të veshur ose si “aeroplanë luftarakë”, ose si ushtarë dhe infermierë në ushtrinë ruse, ose si “tanke”, ku shumica e uniformave mbajnë yllin e Ushtrisë së Kuqe Sovjetike.
Në të njëjtën mënyrë janë mësuesit e tyre, të cilët veshin uniforma të ngjashme ushtarake sovjetike. /Botapress.info/