Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, Arben Shkodra, deklaroi në emisionin Log në News24 se shkrirja e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) është pjesë e një reforme të detyruar nga rruga drejt integrimit në Bashkimin Evropian.
Sipas tij, BE është e prerë në dy drejtime: sigurinë ushqimore dhe territorin – të dyja të shpallura si prioritete nga kryeministri Rama këtë verë.
Ai theksoi se shpërthimi i kryeministrit ishte i pashmangshëm, pasi legjislacioni i nevojshëm është miratuar që në tetor të vitit të kaluar dhe vendimet e Këshillit të Ministrave po dalin çdo dy-tre javë.
Arben Shkodra: Nëse do merremi me pjesën a ishte momenti i duhur do humbim thelbin, të gjithë e dimë që po shkojmë në një rrugëtim të shpejtë drejt integrimit në BE. Me hir me pahir nuk ka rëndësi. Nëse datat që jep BE-ja, fundi i vitit 2027 të miratojmë korpusin e legjislacionit europian, do kemi ndryshime ligjore, janë të detyrueshme nuk janë në dëshirën tonë. Ka patur ligje që thuhej nuk është në përputhje, nuk do ketë më të tillë do ketë në përputhje 100%. Reshtat, shkronjat, shifrat do jenë aty. Biem dakord që BE nuk toleron në dy kapituj, zero.
I pari siguria ushqimore, e dyta ambjenti. Këto të dyja janë më të vështira që thotë qeveria ti mbyllim. Kanë të bëjnë me njeriun, individin në BE. Pse besoj kryeministri shpërtheu? Do shpërthente në shtator. Nuk kemi më kohë. Dinte që legjislacioni u miratua në tetor vjet. Kishte VKM që po dalën çdo dy tre javë. Edhe sikur të mos shpërthente, VKM të çon drejt ristrukturimi. Ai e përdor këtë gjë për politikë.
Industria prodhuese ka vuajtur nga AKU. Thelbi që duhet të merremi sot dhe ta vlerësojmë dhe të japim mendim, struktura nuk bëhet më nga ato. Mund ti kenë marrë mendim. Ne duhet të vlerësojmë që kemi një reformë, të kërkuar nga biznesi. Ka 5 vite që zoti Hajdari ka filluar përpjekje titanike nga inspektoriati francez, a ka nevojë për një reformë të tillë. Thelbi duhet të jetë, kjo reformë a është e duhur? Kishim 36 trupa inspektuese. Çdo biznesmen është përballur me 36 trupa inspektuese.