Pak orë pasi u shpëtua dhe u dërgua në spital për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore, ka folur për mediat turisti polak, i cili ra ditën e djeshme teksa bënte foto në kanionin e Gjipesë.
Ai tha se kishte shkuar aty për të bërë një foto për shkak të pamjes së mrekullueshme që ajo ofronte, por është rrëzuar, ndërsa shton se, ndihma i ka ardhur në kohë rekord dhe ka falënderuar të gjithë që iu gjendën pranë. Për fat të mirë gjendja e tij shëndetësore është e mire.
“Kam telefonuar rreth orës 13 e 30 në polici pasi jam rrëzuar. Ndihma erdhi menjëherë edhe pse dihet terreni. Kisha shkuar atje pasi dëshiroja të bëja foto duke parë dhe pamjen e mrekullueshme që të ofron ajo zonë. Jam dëmtuar dhe me pas ka pas dëmtime në këmbe. Dua ta falënderoj policinë dhe të gjithë që morën pjese në ndihmën që më dhanë. Tani jam ‘OK’, por gjithçka ishte shumë e vështirë”, tha turisti polak.



