Institucionet në komunën e Kamenicës do të rifillojnë procesin mësimor prej të hënës.
Këtë e ka konfirmuar Drejtoria e Arsimit për këtë komunë nëpërmjet një njoftimi.
Procesi i mësimit ishte ndaluar për shkak të reshjeve të mëdha të dëborës.
“Nesër fillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Kamenicës”, thuhet ne njoftim.
“Drejtoria Komunale e Arsimit njofton prindërit dhe nxënësit se nesër (10 shkurt, e hënë) fillon procesi mësiimor në të gjitha nivelet shkollore.Mësimi ishte ndërprerë të enjtën më 06 shkurt, si pasojë e reshjeve të mëdha të borës”
/Express/