Një 21-vjeçar shqiptar, i cili kishte shkuar në Itali me një vizë turistike, u kap nga oficerët e karabinierisë së degës së Ternit duke shpërndarë lëndë narkotike dhe dyshohet se është pjesë e një rrjeti të organizuar trafiku në zonë.
Gjatë aksionit dhe kontrollit, të riut iu gjetën 22 doza kokaine, me një peshë totale prej 19 gramë. Shqiptari u ndalua për një kontroll në lagjen Cospea. 21-vjeçari po drejtonte një makinë me qira.
Pasi e kontrolluan, oficerët kontrolluan makinën dhe gjetën kokainën e fshehur në mbulesën plastike, në bazën e ndërrimit të marsheve. Ai u arrestua në flagrancë, informon media italiane.
Gjykatësi i Gjykatës së Ternit, pasi e vlerësoi arrestimin, lëshoi një masë paraprake ndaj tij, duke i ndaluar të banonte në Terni.


