Një sherr me thika ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Shkodrës, ku një person ka mbetur i plagosur. Ngjarja u shënua në zonën e njohur si “Ish Dega”, pas një konflikti fizik mes dy individëve.
Sipas burimeve paraprake, pas përplasjes, njëri prej personave ka goditur tjetrin me mjet prerës. I plagosuri është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa ende nuk ka detaje mbi gjendjen e tij shëndetësore.
Autori i dyshuar është shoqëruar nga policia në komisariat dhe ndodhet në proces hetimi. Uniformat blu po punojnë për të zbardhur rrethanat e konfliktit dhe identifikimin e plotë të personave të përfshirë.