Këshilli i Ministrave, ka vendosur që Blerina Avrazhda të jetë zëvendësministre e Mbrojtjes.
Ajo zëvendëson Dorian Tolën, i cili u shkarkua më 16 janar 2025, me vendim të Ramës, arsyet e së cilës nuk u bënë të ditura.
Tola më herët ka qenë Drejtor i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar.
V E N D I M PËR EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Blerina Abrazhda emërohet zëvendësministër i Mbrojtjes.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi ZËVENDËSKRYEMINISTRI BELINDA BALLUKU