Një konflikt banal mes dy të moshuarve përfundoi në dhunë të rëndë fizike në Durrës, ku një 67-vjeçar plagosi me thikë fqinjën e tij gjatë një zënke për një lojë dominoje. Ngjarja ndodhi në zonën e njohur si “Lulishtja”, pranë sheshit “Pranvera”, në lagjen nr. 11.
Sipas Policisë, autori A. Sh., 67 vjeç, pas një debati verbal me fjalë fyese goditi me thikë shtetasin F. T., 70 vjeç, duke e plagosur rëndë. I moshuari u transportua menjëherë në Spitalin Rajonal të Durrësit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Autori u largua pas ngjarjes, por u kap disa minuta më vonë gjatë një ndjekjeje nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës. Në momentin e arrestimit, ai kishte ende me vete thikën e përdorur në plagosje, e cila u sekuestrua si provë materiale.
Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Durrësit për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.