Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak pas mesnatës në aksin Thumanë – Krujë, ku dy persona janë konfliktuar pas një aksidenti, ku njëri prej tyre është vrarë me sende të forta.
Mësohet se viktima është Petrit Ndou 57 vjeç, ndërsa në pranga është vënë autori i dyshuar, shtetasi Andi Vokri, 28 vjeç.
Dyshohet se i riu ka goditur me çekiç 57-vjeçarin, duke e lënë atë të vdekur.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 00:40, në aksin rrugor Mamurras–Fushë Krujë, pranë fshatit Bushnesh për motive të dobëta ka ndodhur një konflikt midis dy drejtuesve të mjeteve, ku si pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi Petrit Ndou rreth 60 vjeç.
Autor i dyshuar i ngjarjes është shtetasi Andi Vokri, 28 vjeç, banues në Thumanë, Mamurras, i cili u arrestua në flagrancë nga policia menjëherë pas ngjarjes.
Për hetimin e plotë të kësaj ngjarjeje janë administruar disa dëshmi dhe deklarata.


