Policia e Sarandës ka shpallur në kërkim pesë shtetas italianë, pas një përleshjeje të dhunshme me grushte dhe sende të forta, që ndodhi në orët e para të 24 korrikut në shëtitoren e qytetit.
Ngjarja, që u bë virale në rrjetet sociale përmes një videoje, përfshinte dy grupe të rinjsh italianë, banues në Napoli dhe Avelino, që u konfliktuan për motive të dobëta.
Të shpallur në kërkim janë:
• G. T., 23 vjeç
• M. A., 20 vjeç
• S. D., 60 vjeç
• A. L., 19 vjeç
• S. B., 19 vjeç, të gjithë banues në Napoli
Ata akuzohen se kanë sulmuar fizikisht me sende të forta shtetasit italianë G. M. (19 vjeç), F. D. (22 vjeç) dhe L. D. (20 vjeç), banues në Avelino.
Policia ka referuar gjithashtu materialet në Prokurori për një tjetër shtetas italian, E. G., i cili rezulton se ushtronte aktivitet të paligjshëm duke shitur bileta për festa pa leje, si dhe duke punësuar persona të pasiguruar.
Strukturat e Komisariatit të Sarandës po vijojnë hetimet për lokalizimin dhe ndalimin e të shpallurve në kërkim. Materialet i janë referuar Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi:
Sarandë/Shpallen në kërkim 5 shtetas italianë që u konfliktuan me sende të forta në shetitoren e qytetit.
Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, që pasqyron një konflikt fizik mes disa shtetasve në shetitoren e Sarandës, sqarojmë se:
Ngjarja ka ndodhur më datë 24.07.2025, rreth orës 01:30, dhe menjëherë pas saj, strukturat e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë nisur veprimet procedurale për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj të plotë ligjor.
Nga hetimet ka rezultuar se dy grupe shtetasish italianë janë përfshirë në një konflikt për motive të dobëta, ku kanë goditur njëri-tjetrin me grushte dhe sende të forta.
Në përfundim të veprimeve procedurale u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, dhe u bë shpallja në kërkim për shtetasit italianë:
G. T., 23 vjeç, M. A., 20 vjeç, S. D., 60 vjeç, A. L., 19 vjeç, S. B., 19 vjeç, të gjithë banues në Napoli, Itali.
Këta 5 shtetas janë konfliktuar dhe kanë goditur me sende të forta shtetasit italianë G. M., 19 vjeç, F. D., 22 vjeç, L. D., 20 vjeç, të gjithë banues në Avelino, Itali.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori edhe për shtetasin italian E. G., i cili nga verifikimet rezultoi se ushtronte aktivitet të paligjshëm për shitje biletash për festa, pa lejen përkatëse, si dhe kishte punësuar në këtë aktivitet shtetas të pasiguruar.
Strukturat e Komisariatit të Policisë Sarandë vijojnë veprimet për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.
Materialet procedurale u referuan në Prokurori, për veprime të mëtejshme.