Një 13-vjeçar ka plagosur me thikë një 15-vjeçar në Sarandë.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në ambientet e një shkolle jo publike 9-vjeçare në lagjen nr. 3 të qytetit bregdetar. I mituri është jashtë rrezikut për jetën në spital.
“Sot, rreth orës 10:00, në ambientet e një shkolle jopublike 9-vjeçare në lagjen nr.3, Sarandë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se një nxënës 13 vjeçar, ka goditur me mjet prerës një të mitur, 15 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Vijon puna për shoqërimin e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, si dhe për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të saj.”, njofton policia.


