Një sherr me armë të ftohta ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Shkodrës, ku një person ka mbetur i plagosur.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30 në rrugën “Prek Cali”, ku shtetasi V.D. ka goditur me thikë 33-vjeçarin Pjetër Guraleci, për motive të dyshuara si të dobëta.
I plagosuri është transportuar menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, forcat e policisë po vijojnë punën për kapjen e autorit të dyshuar, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Shkodër / Informacion paraprak
Rreth orës 18:30, në sheshin “Prek Cali”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi V. D. dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin P. G., 33 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të saj.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar.