Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një lokal në Korçë, ku një konflikt mes dy personave ka degraduar deri në përdorimin e thikës.
Sipas informacioneve paraprake, autori është një 17-vjeçar, ndërsa i plagosur ka mbetur një 34-vjeçar, i cili ka marrë dëmtime në dorë.
Viktima mësohet se kishte ardhur pak ditë më parë në Shqipëri, pasi jetonte në Greqi.
Mendohet se shkak i konfliktit ka qenë një mosmarrëveshje e mëparshme.
Autori i mitur ndodhet aktualisht në Komisariatin e Policisë Korçë, ndërsa i plagosuri po merr mjekim në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


