Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në plazhin e Ksamilit, ku një pushues është dhunuar fizikisht në sy të familjes së tij.
Sipas burimeve, konflikti degjeneroi në përplasje fizike, ku një person goditi me grushte pushuesin, duke e lënë të lënduar në kokë. Ngjarja ndodhi në prani të bashkëshortes dhe fëmijëve të viktimës, të cilët panë të tmerruar aktin e dhunshëm.
Në një video të publikuar nga vendngjarja, shihet i lënduari me shenja dhune në fytyrë, ndërsa dëgjohet edhe bashkëshortja e tij, e cila filmon autorin dhe i drejtohet me fjalët: “O plehrë, çfarë ke bërë… do ta shikosh!”
Ende nuk dihen rrethanat e plota që çuan në konflikt, ndërkohë që gazetari Igli Çelmeta raporton se autori është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.