Shënohen dy raste të reja me Covid-19 në Shtëpinë e Foshnjes në Vlorë, arrin në 8 numri i të infektuarve

Shënohen dy raste të reja me Covid-19 në Shtëpinë e Foshnjes në Vlorë, arrin në 8 numri i të infektuarve

Dy raste të reja me COVID-19, janë konfirmuar ditën e sotme në Shtëpinë e Foshnjës në Vlorë.



Burimt bëjnë me dije se në këtë institucion, me dy rastet e sotme ka arritur në 8 numri i stafit të infektuar.Po ashtu mësohet se pjesës tjetër të stafit dhe një pjesë të fëmijëve i janë realizuar tampone.

Sakaq, pritet që ISHP të vendosë se çfarë do ndodhë me Shtëpinë e Foshnjës pas rasteve të raportuara pozitivë me COVID-19.