Ish-drejtori i Policisë së Dibrës, Shemsi Prençi foli në Studio24 mbi hetimet e SPAK ndaj Ballukut dhe AKSHI teksa u ndal te disa nga projektet infrastrukturore korruptive.
Sipas tij disa prej tyre ku janë harxhuar mld euro kanë rënë, prej akteve korruptive.
Me gjithë këto barbari korruptive siç i quan Prençi, prokurori i SPAK që i heton ka mandat 9 vjet, ndërsa ministrja e Infrastrukturës me këto projekte korruptive ka 12 vite me mandat dhe imunitet.
Prençi: Sa herë rritet steka e SPAK për të goditur grupet kriminale brenda dhje jashtë qeverisë, politika duke u ndjerë ngushtë përdor shprehja “skape”. Ndërsen grupet kriminale kundër drejtësisë. Egërsohen. Cila tingëllon më rëndë? Ju kujtohet fjala e kryeministrit goditni dhe djathtas se boll goditët majtas? U kap ish-presidenti, u ka Ilir Meta, Sali Berisha. Nuk njohim një praktikë tjetër në Ballkan. Në Mal të Zi dhanë dorëheqje vetëm për një skandal. Këtu nuk e njohin institucionin e dorëheqjes.
Isha më disa inxhinierë, më treguan projektet. Rruga e Arbrit k ra, Qukës Qafë Pllocë, Korçë Ersekë, Aeroporti i Vlorës, Llogara ka ra. Tunel i Murrizit. Bypass i Vlorës ka ra. Superstrada Thumanë Kashar, po e mbushin për të pestën herë. Ose Eco Park. Të gjitha veprat infrastrukturore kushtuan 9.3 mld euro sipas raportit të KLSH kanë rënë. Korrupsion masiv. Me gjithë këto punë të pista, barbari korruptive, prokurorit të SPAK ja bëjmë mandatin 9 vjet. Ministres së Infrastrukturës 12 vjet.


