Guardia di Finanza ka sekuestruar 25 kilogramë lëndë narkotike me një vlerë mbi 2.5 milionë euro gjatë një operacioni në Perugia, ku ra në pranga një shqiptar, i dyshuar si pjesë qendrore e një rrjeti të strukturuar të trafikut të drogës.
Sipas mediave italiane, shqiptarit iu sekuestrua edhe një pistoletë e vjedhur, rreth 56 mijë euro para në dorë dhe pajisje të koduara për komunikim.
Pas disa javësh ndjekjeje dhe survejimi, njësia e Policisë Ekonomiko-Financiare arriti të kapte të dyshuarin pranë një zone karburanti në Foligno.
Automjeti në të cilin ai udhëtonte fshihte ne dy ndarje të fshehta, të punuara në mënyrë artizanale nën sediljet e pasme dhe të pajisura me një sistem hapjeje mekanike të sofistikuar, 12 kilogramë kokainë dhe 10 mijë euro në para të gatshme.