Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar zhvilloi sot seancën paraprake për ish-kreun e Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Evis Berberi, i akuzuar për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.
Gjatë seancës, mbrojtja e Evis Berberit, nëpërmjet avokatëve të tij, kërkoi kthimin e çështjes në prokurori për plotësim hetimesh, duke pretenduar se akuzat për korrupsion dhe pastrim parash nuk mbështeten me prova të mjaftueshme.
Në rast se gjykata nuk do ta pranojë këtë kërkesë, mbrojtja e Berberit do të depozitoj kërkesën për gjykim të shkurtuar.
Nga ana tjetër, i pandehuri Valter Begaj, përmes mbrojtësve të tij, kërkoi po ashtu kthimin e çështjes në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) për plotësim hetimesh, por nuk paraqiti kërkesë për gjykim të shkurtuar.


