Denoncime për korrupsionin e të gjitha hallkave të administratës në çdo skaj te Shqipërisë, abuzime me detyrën, përfitime të padrejta, shkelje e barazisë, falsifikime dokumentesh, prona të grabitura e çdo problematikë tjetër që shqetëson qytetarët tashmë do të marrë zgjidhje “Tak Fak” në News24, një emision i ri që Starton së shpejti në televizionin më të ndjekur informativ në vend.
Programi te ri “TakFak” vjen së shpejti në News24 nën prezantimin e dy moderatorëve të njohur, Devis Muka dhe Dorian Ramaliu, të cilët do të punojnë me një staf gazetarësh investigativë që do të jenë pranë jush për çdo problem që hasni e nuk gjeni zgjidhje.
“TakFak” është një show televiziv qe do të mbështetet në denoncimet e qytetareve, por i pasuruar me shume rubrika te tjera që në fokus kanë politikën e ditës si dhe shume fenomene te tjera shoqërore.
Kontaktoni redaksinë e Tak Fak në nr. e tel. +355 68 900 9050 për zgjidhjen më të shpejtë e të drejtë të shqetësimeve tuaja.