Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 41-vjeçarin Filip Shehu, i cili vrau me thikë kryekuzhinierin brenda ambienteve të lokalit në Tiranë.
41-vjeçari, para togave të zeza, ka pretenduar se shpesh herë është ofenduar dhe ngacmuar në punë nga viktima.
“Ai nuk ka pasur asnjë punë me mua sepse nuk ishte shefi im, që të më jepte urdhra”, tha Filip Shehu, duke shtuar se Indrit Ismaillari e acaronte.
Sipas tij, viktima mbante thikë dhe i thoshte “nuk e çaj kokën fare për ty”. E njëjta situatë, sipas tij, ka ndodhur edhe ditën e ngjarjes kur janë konfliktuar.
Krimi i rëndë ndodhi mesditën e 28 Tetorit në lokalin tek zona e Komunës së Parisit, ku Indrit Ismaillari u dërgua në spital, por nuk arriti që t’i mbijetonte plagëve të marra.
Autori i krimit 41 vjeçari Filip Shehu, sipas policisë është person me precedent të mëparshëm penal.
Krimi i rëndë ndodhi rreth orës 15:30 të pasdites së djeshme në zonën e Komunës së Parisit.
Blutë informuan se autori dhe viktima ishin të dy punonjës të lokalit dhe se krimi ka ndodhur brenda ambienteve të “City Lounge”
34-vjeçari Indrit Ismaillari humbi jetën në spital si pasojë e plagëve, ndërsa autori i dyshuar u arrestua nga policia pas krimit.
Raportohet se sherret mes picierit dhe kuzhinierit ishin të vazhdueshme, ndërsa 41-vjeçari pretendonte se viktima e bullizonte
Njoftimi i policise (29 tetor):
Vrau me mjet prerës (thikë), shtetasin I. I., në ambientet e lokalit në Komunën e Parisit, ku punonin të dy, arrestohet në flagrancë autori, i cili u kap nga shërbimet e Policisë, menjëherë pas krimit.
I arrestuari, i dënuar më parë për posedim të armëve të ftohta.
Gjendet dhe sekuestrohet mjeti prerës (thikë), me të cilin dyshohet se u krye krimi.
Në vijim të veprimeve procedurale të kryera në lidhje me ngjarjen e ndodhur pasditen e djeshme, në Komunën e Parisit, ku shtetasi F. Sh. dyshohet se vrau me mjet prerës (thikë), shtetasin I. I., 36 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në ambientet e lokalit ku punonin të dy, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit e Policisë Nr. 2 dhe me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kryen arrestimin në flagrancë të shtetasit F. Sh., 41 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Gjithashtu, gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale, mjetin prerës (thikë), me të cilin dyshohet se shtetasi F. Sh. kreu vrasjen.
Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se autori i dyshuar i vrasjes, shtetasi F. Sh., i cili u kap menjëherë pas krimit, ishte i dënuar më parë, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshm
DINAMIKA
Kryekuzhinieri i “City Lounge”, Indrit Ismaillari po merrte kutinë e proshutës në frigorifer kur u godit për vdekje me thikë nga vartësi i tij, Filip Shehu.
Nga këqyrja e pamjeve ka rezultuar se autori dëgjon fjalët e rënda të viktimës ndaj tij, mori thikën duke e qëlluar për vdekje 3 herë, 1 në qafë dhe 2 në barkë.
Krimi ndodhi ditën e djeshme (28 Tetor) në lokalin në Komunën e Parisit, ku autori i ngjarjes, Filip Shehu, sipas burimeve kishte 3 muaj që punonte si ndihmës picier në restorant, ndërsa ishte vartës i Indrit Ismaillarit.
Ky i fundit punonte 5 vitesh si kryekuzhinier në “City Lounge”. E gjitha skena e krimit, referuar dëshmisë së autorit, por edhe këqyrjes së pamjeve të kamerave të sigurisë, ka ndodhur në më pak se 1 minutë.
Në deklarimet e tij, 43-vjeçari ka thënë se është ndier i ofenduar nga eprori i tij, pasi e ka sharë me fjalë të rënda banale në sy të të gjithëve. Sipas autorit të dyshuar, viktimës i dukej vetja më i aftë për shkak të vjetërsisë që kishte dhe se ziheshin shpesh për këtë gjë
Raportohet se konflikti i ditës së djeshme ishte i çastit, për shkak të debateve në punë.
Edhe stafi i restorantit, të marrë në pyetje, deklaruan se autori ishte tip i mbyllur dhe nuk bisedonte me ta. Më herët, 43-vjeçati ishte larguar nga familja, dhe aktualisht jetonte i vetëm.


