Policia e Sarandës jep njoftim zyrtar për rrëmbimin e 19-vjeçarit Francesko Mani.
Burime zyrtare bënë me dije se i riu është gjetur dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, teksa po pyetet për autorët, dinamikën, shkaqet dhe detaje të tjera, me qëllim zbardhjen e plotë të saj.
Paraprakisht mësohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të konflikteve mes adoleshentit dhe personave që e rrëmbyen, por ka dyshime edhe për çështje të larjes së hesapeve.
Policia e konfirmon pistën e mosmarrëveshjeve me një tjetër person.
“Në lidhje me një njoftim të publikuar në media, se një shtetas është rrëmbyer në qytetin e Sarandës, ju informojmë se: Shtetasi i identifikuar me iniciale F. M, 19 vjeç, aktualisht ndodhet në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në gjendje të mirë shëndetësore, dhe po jep deklaratën e tij lidhur me një mosmarrëveshje që ka pasur me një tjetër shtetas”.
Gjithashtu sqarohet se po vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti, si dhe për identifikimin e personave të përfshirë në të.