Një 32-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor.
Mediat greke bëjnë me dije se në aksident humbi jetën 32-vjeçari Kosta Cerriku, ndërsa i plagosur mbeti një 26-vjeçar, kunati i vikitmës.
Aksidenti i rëndë ndodhi mbrëmë ne Aitoloakarnania
Aksidenti ndodhi rreth orës 21:00 të mbrëmjes së të mërkurës, 12 shkurt, në rrugën nacionale Antirrio-Janinë, në afërsi të Evinochorit.
Automjeti në të cilin udhëtonin dy të rinjtë doli nga rruga, dhe u përplas me një mur.
Rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta. Ndërkohë që mësohet se viktima ishte sapomartuar.