Kryeministri Edi Rama e ka nisur vitin e ri me një komunikim me publikun live në Facebook. Në nisje të këtij komunikimi Rama u ndal abuzimet me pagat, duke theksuar se do të ketë sanksione për ata që kryejnë këto abuzime.
Rama foli edhe për Keshillin e Komunikimit, duke deklaruar se shume shpejt qytetarëve do t’u vijë një formular. te cilin duhet ta plotesojne dhe te japin opinionet e tyre ne lidhje me çështje te rendesishme.
“Kur deklarohet një pjesë e pagës dhe një pjesë jepet në dorë këtu kemi të bëjmë me grabitje të skemës së pensioneve
Ka raste abuzimi me pagën minimale, ne do të bëjmë ndërhyrje të vazhdueshme, duke shkuar deri në sanksione të forta për abuzuesit.
Dua të theksoj se këtë vit duam të vendosim një nivel të ri komunikimi mes njëri tjetrit, duam ta dëgjojmë njëri tjetrin më shumë. Për këtë ka nisur procesi dhe do të filloni të merrni në shtëpinë tuaj letrën e këshillimit kombëtar, që qeveria organizon për të marrë opinionin tuaj lidhur me një sërë temash që kanë të bëjnë me ekonominë, punën, drejtësinë luftën ndaj kriminalitetit dhe ecurinë drejt BE. Është një formular i thjeshtë dhe anonim. Do të plotësohet lirshëm dhe do ta kthejë në mënyrë që ne të mbledhim opinionet tuaja”, tha Rama.


