Ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Shqipërisë, Sandër Lleshi, ka thënë për T7 se është mirënjohës për ndihmën që ka ardhur nga Kosova pas tërmetëve që goditën Durrësin me rrethinë.
“Jemi të përqendruar në gjetjen e personave që kanë mbetur nën rrethoja. Punë e madhe po bëhet nga ekspertët dhe ekipet e shpëtimit. Për momentin janë 30 persona të vdekur dhe më shumë se 400 të lënduar”, ka thënë Lleshi.
“Mirënjohje për vajzat dhe djemtë që kanë ardhur nga Kosova që na u bashkuan”
“Kërkoj nga ata që po kërkojnë të solidarizohen që të dërgojnë ndihma në të holla pasi që nevojat për veshmbathje dhe batanije janë plotësuar. Ka dëme të mëdha dhe duhet kohë për rindërtim”/Express/




