Lumbardh Salihu, fitues i edicionit të kaluar në Big Brother VIP Kosova ishte panelist i emisionit “District” në Kanal10.
Aty ai shpalosi shumë gjëra rreth jetës së tij private dhe asaj profesionale.
E pjesëmarrjen në një format të tillë, Salihu e konsideron jo të lehtë.
“Rrugëtimi yt në një format ta shton rrugën për masandej. Ka shembuj që edhe nuk e gjet veten, sepse kanë mendu që është lehtë me qenë e BB e me dal pastaj jashtë. Duhet të konsultohesh me psikolog sepse unë dy, tre muaj pas BB e kam vërejt veten se diçka nuk është në rregull”, deklaroi ai.
“Nuk ia mbaj vetës nalt hiç, jam shumë për toke. Secilin njeri që e shoh e di që ka histori, dhe kam qef me dëgju”, shtoi ai. /Gazeta10.