Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte i ftuar sot në studion e re të News24, ku komentoi me tone të ashpra ndërprerjen e transmetimit të medias për disa ditë, duke e cilësuar si një sulm të drejtpërdrejtë ndaj fjalës së lirë dhe një tentativë për të instaluar censurën në Shqipëri.
“Për 10 ditë, publikut iu mohua e drejta për t’u informuar nga një burim i pavarur. Ajo çka ndodhi është një akt frikësimi, jo vetëm për News24, por një **sinjal për të gjithë gazetarët dhe qytetarët e lirë të këtij vendi”,” deklaroi Salianji.
Salianji vlerësoi profesionalizmin dhe pavarësinë e News24, duke theksuar se media është e certifikuar si nga publiku shqiptar ashtu edhe nga faktorët ndërkombëtarë për besueshmërinë që ka ndërtuar ndër vite.
“News24 ka qenë gjithmonë një zë i lirë dhe i përgjegjshëm. Ndërprerja e transmetimit është shenjë e një regjimi që nuk duron dot zërat ndryshe”, u shpreh ai.
Salianji tha se studioja e re e ngritur nga News24 pas sulmit, nuk është thjesht një hapësirë fizike për transmetim, por një simbol i qëndresës ndaj presionit, censurës dhe represionit shtetëror.
“Në një kohë kur po tentohet instalimi i heshtjes dhe frikës, çdo zë që reziston është shpresë për demokracinë dhe për lirinë e fjalës.”
Salianji: Goditja ndaj News24 ishte një sulm i përqendruar për të goditur median dhe vijën editoriale të saj. Tentativa për të heshtur një zë të pavarur tregon se jemi përballë një regjimi që lufton me censurë, jo me debat e hapësirë të lirë
Çizmja analfabet Ardi Veliu dhe makineria ushtarake ishin përballë gazetarëve dhe punonjësve të mediave. Injoranca përballë profesionalizmit të gazetarëve. Ky është akti më i rëndë është akti i frikësimit, kërkohet të frikësohet jo vetëm News24 por edhe një mesazh për të gjithë njerëzit e lirë të këtij vendi. Kjo media që është një hapësirë për ta u godit për të treguar se… ta them troç qeveria lufton tashmë me censurë, jo me hapësirë të lirë. Nuk bëhet fjalë për pronësi, por të drejtën e qytetarëve dhe lirinë e tyre për t’u informuar në mënyrë të paanshme