Në një komunikim për mediat, ish-Kryeministri i Shqipërisë, ka folur për rritjen e çmimeve dhe korrupsionin e lartë. Ai denoncoi përdorimin e borxhit si një mjet ku po goditet biznesi i vogël dhe familjet e thjeshta
Berisha deklaroi në konferencë për mediat se bordet përligjin spekulimet dhe krijojnë mundësi për abuzime. Ai mori shembullin e vitit 1992 kur çmimi i bukës u rrit me 15-fish, duke theksuar se kjo nuk krijoi asnjë problem për shkak të kompensimit nga qeveria.
Berisha
Sot shqiptarët po përballen me çmime të papërballueshme. Qeveria ka zgjedhur një ilaç toksik, të cilat janë borxhet. Ajo vetë po jep shembull në këtë krizë me rritjen e çmimeve. Tre ditë më parë deklaruan në mënyrën më absurde se ata që shpenzojnë mbi 700 kwh do të shumfishojnë çmimin e energjisë. Kë godasin? Godasin mijrë familje dhe biznese të vogla. Ndërkohë që Bitcoin i kontrolluar nga qeveria gllabëron nga jugu në veri energji në mënyrë gratis dhe të papërmbajur. Pse? Sepse flitet gjerësisht se kontrollin e Bitcoin e kanë marrë klanet më të larta qeveritare.
Po shkohet drejt mungesës së ushqimeve në familjet e zakonshme shqiptare, Bordet e krijuara nga qeveria janë forma të vjetra që të kujtojnë kohërat e diktaturave. Nuk mund të ketë bord për rregullimin e çmimit të ushqimeve.
Qeveria ka mundësitë dhe mënyrat kur ajo nuk është frymëzuese e spekulimit, të godasë spekulimin aty ku lind. Qeveria është e detyruar të zbatojë praktika transparente dhe të mbrojë popullatën nga ky agresion i rritjes së çmimeve. Bordet veç sa përligjin spekulimet dhe krijojnë mundësi për spekulime. Anulimi i bordeve përveç entit të energjisë që është institucion konstant, është kusht për marrjen e masave të cilat janë fare të thjeshta.
Qeveria kompenson një për një rritjen e çmimit të produkteve të shportës. Kjo praktikë është ndjekur në të gjitha kohërat për ata që zbatojnë tregun dhe rregullat e tij. Rritja me 15-fish e çmimit të bukës në vitin 92 nuk krijoi asnjë problem sepse u kompensua për çdo qindarkë nga qeveria”, deklaroi Berisha.



