Në dosjen hetimore në ngarkim të personave të arrestuar për futjen e lëndëve narkotike në qeli janë bisedat mes Esmeralda Komicit, e cila rezulton të jetë e afërme e një të paraburgosuri, konkretisht Gerlad Satmollës dhe një personi tjetër, i cili në biseda identifikohet si “Zeni”.
Esmeralda dhe “Zeni” shkëmbëjne mesazhe dhe flasin për një porosi, që Komici thotë se e ka marrë dhe fton “Zenin” të shtëpia.
“O Zeni, hajde zëmra ime se tani sa e mora, po hajde ne shtëpia ime”.
Ndërkohë në një tjetër bisedë që Esmeralda Komici zhvillon me Gerlad Satmollën flasin për një shumë prej 550 mijë lekë.
“I thot mos e ka sjell ai dhe mos e keni pirë atë se nuk ka mundësi, se e kam belanë mbi kokë se i thonë 550 milek që u kam marë unë atyre”.
Pjese nga dosja
Në datën 30.06.2025 në orën 07:55 PM Esmeraslda Komici me nr:068….. e merr në telefon personit me nr:069……
069….: dhe i thot ku je me zëmër.
Esmeralda: o Zeni, hajde zëmra ime se tani sa e mora, po hajde ne shtëpia ime.
069…..: ok po mar taksi dhe po vi aty.
Në datën 30.06.2025 në orën 09:00 PM Esmeraslda Komici me nr:068….. mer në telefon personit me nr:068……
Esmeralda: Lali te posta po vi.
068…..: 40, mos më bë numera të jesh me mangut se nuk jam mir jo 30 jo budalliqë.
Esmeralda: mir hajde.
Në datën 30.06.2025 në orën 09:11 PM Esmeraslda Komici me nr:068….. i shkruan sms personit me nr:069…..
Esmeralda: O jeta un po shkoj ke Ivi me marr gje me këtë sa ta marr do hipi taksis e do vij direkt ok.
069…..: OK !
Esmeralda: Hahaha sa kare jam! Apo jo ?
069…..: jo je si shpirt !
Esmeralda: Futu te tyneli se do i rrëshkas këtijë.
Në datën 01.07.2025 në orën 08:04PM Esmeraslda Komici me nr:068……mer në telefon personit me nr:068…….
Esmeralda: Hë mo lai, jam këtu ne shtëpia.
068…..; E mora vesh sa duhet ?
Esmeralda: 40.
068…..: ok mos mi sill mangut.
Në datën 01.07.2025 në orën 08:04 PM Esmeraslda Komici me nr:068….. komunikon me sms me personit me nr:068….. Dhe flasin për tu takuar ne Venuja.
Esmeralda: I thot që ta bëj 70.
068….: Ok.
Në datën 01.07.2025 në orën 08:35 PM Esmeraslda Komici me nr:068….mer në telefon personit me nr: 068…..
Esmeralda: O lali e takova un, 40 i kishe thënë.
068….: Po me 40 .
Esmeralda: Na që i kishe thënë 50 po ska gjë .
068….: Po me po, po e pashë me vonesë ëëë.
*******
Në datën 30.07.2025 në orën 02:51 pm Esmeralda telefonohet nga Geri me nr:35554….. dhe i thotë :
Geraldi: shife mer atë që të mbarosh punë sot dhe mere cifen në telefon që të vi ta mari.
Esmeralda: Ai çmim bëhet vetëm në fundjavë, se atëherë e japin aq, vetëm nga fundjava !.
Geraldi: Duhet ta bësh sot me patjetër, se 100 milek mi prishe një herë dhe mos guxo të mi prishësh këtë herë. Biseda vazhdon normalisht pa interse për hetimin
Në datën 30.07.2025 në orën 03:32 pm Esmeralda telefonohet nga Geraldi me nr:355545…. dhe i thotë : Nga biseda që po flasin një moment Esmeralda i thotë se atë pakon që e solla aty dhe e ka cifti.
Geraldi: Ai personi që ke porosin ishte shum i lodhur dhe si e ka emrin ?
Esmeralda: Yzeir Brakaj
Geraldi: Ishte shum i lodhur.
Esmeralda: i thot mos e ka sjell ai dhe mos e keni pirë atë se nuk ka mundëshi, se e kam belanë mbi kokë se i thonë 550 milek që u kam marë un atyre.
Geraldi: Pse unë nuk e kam belanë mbi kokë se 100 milekshin që e prishe atije dhe 400 të tjera që të dhash.Biseda vazhdin me ofendime mes njëri tjetrin dhe e mbyllin telefonin.
Po në këtë datë Esmeralda telefonohet nga Geraldi me nr:355545…. dhe i thotë,
Esmeralda: të gatshëm apo të pa gatshëm.
Geraldi: Jooo jo të paa, ta kam thënë 700 herë nuk dua un mëë, se nuk e kam un se rrugën e kam paguar vetë a kupton nuk kam lidhje un fare me atë muhabet. Po të kishte ardhur do të thosha o Ada urdho lekët dhe bë një tjetër se nuk kam as frik as gjë, nuk jam as Veni as ata drogaxhinjtë që rri ti i kam bezdi këto muhabete në telefon se jam këtu, sa më pak fjal aq më mir për këtë gjëra. Geri i thot të lutem shife me ja dhënë ciftit sot në darkë që të vi vetë, që të mos dalë nga fjala un me këto këtu, do më bësh nderin më të madh.


