Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka konfirmuar se anija kryesore luftarake e saj “Moskva”, është fundosur gjatë stuhisë, thuhet sipas agjencisë së lajmeve TASS të cilët e citojnë ministrinë ruse të mbrojtjes.
“Gjatë tërheqjes për në bazën e saj, “Moskva” humbi stabilitetin për shkak të dëmtimeve që pësoi gjatë zjarrit”, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.
Gjatë ditës është raportuar se Ukraina ka pretenduar se dy raketa të saj “Neptun” e kanë goditur dhe e kanë fundosur këtë anije.