Ish-presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales, ka dalë sot (e premte) në gjykatën e Madridit për t’iu përgjigjur akuzës penale për puthjen e pahijshme të futbollistes spanjolle Jenni Hermoso.
Paraqitja e tij në gjykatë vjen vetëm pak ditë pasi ai dha dorëheqjen si kreu i Federatës Spanjolle të Futbollit.
Avokatët e shtetit kanë bërë zyrtarisht një kallëzim penal ndaj ish-presidentit të Federatës së Futbollit, i cili do të dëgjohet nga gjyqtari Francisco de Jorge.
Kur Rubiales doli në gjykatë, ai nuk donte të thoshte asgjë, i vetëdijshëm se përballej me akuzat për sulm seksual dhe detyrim.
Gjykata do të vendosë sot nëse do të zhvillohet gjyqi dhe kjo seancë ka tërhequr shumë vëmendjen e mediave spanjolle.
Për kujtesë, Spanja fitoi Kupën e Botës për femra në Australi më 20 gusht.
Megjithatë, fitorja e kombëtares është lënë në hije nga veprimet e Rubiales gjatë festës pas fishkëllimës së fundit.