Së fundmi rrjeti i prostitucionit është përhapur gjerësisht në vendin tonë dhe eskortat duket se po bëjnë “namin” në Shqipëri.
Ekzistojnë faqe në internet ku mund jo vetëm të gjesh të dhënat e tyre por edhe të lidhesh nëpërmjet numrave përkatës të publikuar. Një rast i tillë është evidentuar edhe nga gazetarët e emisionit investigativ “Fiks Fare” ku shpjegohet më mirë sesi funksionon ky rrjet në Shqipëri.
Takimin e parë Fiksi e bëri me një vajzë 24 vjeçare që prezantohet si latine dhe prej kohësh ushtronte prostitucion në qytetin e Shkodrës. Komunikimi bëhej në gjuhën shqipe, me anë të aplikacionit Ëhatsapp, ku dërgohej vendndodhja dhe lista e pagesës për shërbimet që ofronte. Ndërkohë në takimin e ‘klientit’ me vajzën përkatëse, kjo e fundit nuk dinte asnjë fjalë shqip.
Menjëherë sapo bashkëpunëtori i Fiksit hyri në banesën ku ushtrohej kjo veprimtari, gazetarit iu mor pagesa prej 200 eurosh ora. Nëse ai do të kërkonte shërbime ekstra, ato kishin pagesë tjetër plus. Më pas vajza e fton të shkojnë në një dhomë, ku shpjegon se nuk di shqip. Ajo që të bie në sy janë veprimet dhe shenjat që ajo bën karshi tij, për t’i treguar që monitorohen.
Gjithashtu është publikuar një tjetër rast në Tiranë, ku një eskortë 30 vjeçare komunikoi me anë të mesazheve në Ëhatsapp duke dërguar vendndodhjen e saj dhe më pas priti klientin e radhës. Ajo në internet ishte prezantuar si japoneze, por kur bashkëpunëtori i Fiksit e takoi i pohoi se ishte gjysmë malajziane dhe ruse. Ndërkohë që në profilin e saj kishte vendosur një foto tjetër, nuk ishte vetë personalisht.
Në rrëfimin e saj ajo u shpreh duke thënë se në Shqipëri e solli një shoqe dhe se njeh plot shtetase të huaja të tjera në vendin tonë që ushtrojnë prostitucion. Madje në apartamentin që kishin si strehë ishin edhe dy vajza të tjera nga Kina.
Gjithashtu tregon se ka një menaxhere e cila i gjen klientët, flet me ta në shqip dhe i merr edhe gjysmën e pagesës
Në të dyja rastet që Fiks Fare solli, u komunikua me vajzat me numër shqiptarë, i cili ishte publikuar poshtë fotos së tyre në linkun e internetit. Edhe pse ato janë të huaja dhe nuk dinë shqip, komunikimi me klientët bëhet në shqip.Në krye të listës qëndron Tirana me rreth 1200 eskorta , ndërkohë vendin e fundit e mban Korça me 1 të tillë.