Policia ka finalizuar operacionin policor të koduar “Daily rent”, duke goditur një rast të shfrytëzimit të prostitucionit në Tiranë.
Në kuadër të këtij operacioni, është arrestuar shtetasi brazilian A. M., 25 vjeç, i cili dyshohet se shfrytëzonte një shtetase braziliane 24-vjeçare për prostitucion, në ambiente që i merrte me qira ditore. Përveç tij, në pranga është vënë edhe 24-vjeçarja, G. C., e cila ushtronte aktivitetin e prostitucionit.
Gjithashtu, janë proceduar penalisht dy shtetas të tjerë, R. P., 22 vjeç, dhe E. K., 20 vjeç, të cilët u gjetën në ambientet ku ushtrohej aktiviteti i paligjshëm.
Gjatë ndërhyrjes në një banesë në bulevardin “Zogu i Parë”, e marrë me qira nga A. M., janë sekuestruar edhe një shumë parash, e dyshuar si fitim nga aktiviteti i prostitucionit.
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Daily rent”.
Goditet nga Komisariati i Policisë Nr. 3, një rast i shfrytëzimit të prostitucionit.
Vihet në pranga 1 shtetas brazilian që shfrytëzonte një 24-vjeçare (shtetase braziliane), për prostitucion, në ambiente që i merrte me qira ditore.
Vihet në pranga dhe 24-vjeçarja që ushtronte prostitucionin.
Procedohen penalisht 2 shtetas të tjerë.
Sekuestrohet një shumë parash, e dyshuar e përfituar nga prostitucioni.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, pas një pune intensive hetimore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Daily rent”.
Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit brazilianë:
-A. M., 25 vjeç, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”;
-G. C., 24 vjeçe, për veprën penale “Prostitucioni”.
Gjithashtu, u proceduan penalisht shtetasit R. P., 22 vjeç, dhe E. K., 20 vjeç.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi A. M. shfrytëzonte për prostitucion, shtetasen G. C., e cila e ushtronte këtë aktivitet në ambiente që shtetasi A. M. i merrte me qira ditore.
Gjatë ndërhyrjes në një banesë që e kishte marrë me qira ditore, shtetasi A. M., në bulevardin “Zogu i Parë”, për ushtrimin e kësaj veprimtarie, u konstatuan 24-vjeçarja dhe shtetasit R. P. dhe E. K.
Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë të rastit dhe identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.