Gjatë ditëve të fundit është vënë re një rritje e numrit të infektuartve me koronavirus. Duke marrë shkas nga kjo, infektologët kanë paralajmëruar se situata do të bëhet e pamenaxhueshm në Kosovë.
Sipas Isme Humollit, ekziston rreziku i rritjes edhe më të madhe të numrit të të infektuarve, në rast se qytetarët nuk zbatojnë rregullat.
Ndërkohë, infektologët në Klinikën Infektive thonë që nëse vazhdon të rritet numri i personave të prekur nga koronavirusi, Kosova nuk ka kapacitet ta menaxhojë situatën. Në Klinikën Infektive gjatë së mërkurës kanë marrë trajtim mjekësor 59 persona të infektuar me koronavirus,ku prej tyre 3 persona janë në gjendje të rëndë shëndetësore.