Ushtria izraelite njoftoi se është rritur në 48 numri i ushtarëve të saj të vrarë që nga 31 tetori e deri më tani gjatë luftimeve në Rripin e Gazës nën bllokadë, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë nga ushtria izraelite thuhet se edhe dy ushtarë të tjerë kanë humbur jetën gjatë luftimeve në Rripin e Gazës.
Po ashtu bëhet e ditur se në luftime janë plagosur rëndë 4 ushtarë tjerë izraelitë.
Numri i ushtarëve të vrarë izraelitë në luftimet brenda Rripit të Gazës që nga 31 tetori është rritur në 48.