Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë pasdite në plazhin e Shën Janit, në Karaburun, ku një grua 30-vjeçare ka rrezikuar të mbytet gjatë qëndrimit në det.
Sipas informacioneve paraprake, gruaja është ndihmuar menjëherë nga pushuesit e pranishëm, të cilët kanë ndërhyrë për ta nxjerrë në breg dhe për t’i dhënë ndihmën e parë.
Falë reagimit të shpejtë të tyre, 30-vjeçarja është shpëtuar dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Vlorës. Burime nga spitali bëjnë me dije se ajo ndodhet në gjendje të stabilizuar dhe po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.


