Gjendja e 2-vjeçares shqiptare që ra aksidentalisht duke luajtur pak ditë më parë në shatërvanin e Kalitheas në Greqi, vjen drejt përmirësimit.
Vogëlushja tashmë e ka kaluar rrezikun për jetën sipas mjekëve, teksa u mbyt me ujë dhe u desh ndërhyrja e një kamerieri 25-vjeçar që u hoq si mjek, për t’i bërë shpëtimin e jetës nëpërmjet ndihmës së parë.
Kreu i spitalit, POEDIN (spitali i fëmijëve, foto poshtë), Michalis Giannakos, u shpreh se shëndeti i vajzës së vogël që ra në një shatërvan në Kallithea vjen duke u përmirësuar.
“Vajza 2.5-vjeçare që u nxor nga shatërvani në Kallithea duket se po fiton betejën për jetën dhe ka optimizëm për shërimin e saj të plotë, siç raporton z. Giannakos, duke vënë në dukje se “të gjithë i kuptojnë vështirësitë duke pasur parasysh se truri ishte pa oksigjen për një kohë të gjatë”, informon “Protothema”.
Për ngjarjen, policia arrestoi babanë shqiptar, një 25-vjeçar dhe mori nën hetim nënën 23-vjeçare, pasi duhet ta kishin nën kujdes fëmijën për shkak të moshës, por edhe për faktin se fillimisht gënjyen mjekët, duke thënë se vogëlushja ishte 5 vjeçe.
Sipas dëshmitarëve, vajza u mbyt dhe ishte pa shenja jete, teksa me CPR (ndërhyrjen e shpejtë) u bë ringjallja e saj dhe u dërgua në gjendje të rëndë në spital, ku tani ka kaluar edhe rrezikun.


