Zjarr në Zvërnec, rrezikohet pylli! Rasti i dytë brenda pak ditësh, zjarrfikësit në terren
Një zjarr ka përfshirë mesditën e sotme një sipërfaqe me shkurre në zonën e Zvërnecit, në Vlorë, duke rrezikuar seriozisht përhapjen e flakëve në pyllin përreth.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për të vënë nën kontroll vatrën e zjarrit dhe për të parandaluar përhapjen e tij në masivin pyjor.
Ky është rasti i dytë brenda pak ditësh që e njëjta zonë përfshihet nga flakët, duke ngritur dyshime për zjarrvënie të qëllimshme apo neglizhencë të vazhdueshme, në mungesë të masave parandaluese dhe për shkak të temperaturave të larta të ditëve të fundit.