Një banore e qytetit Bucha, Tatiana Sichkar, ka treguar se si nëna e saj u qëllua për vdekje ndërsa qyteti ishte nën pushtimin rus.
Duke folur për Mark Austin të Sky, ajo tha se familja e saj kishte qenë duke u kthyer nga shtëpia e gjyshes në atë kohë dhe ata kishin veshur rroba që nënkuptonin se ishin civilë.
Pa paralajmërim, ajo dëgjoi një “të shtënë armësh shumë të fortë”.
Sichkar tha se pa nënën e saj të rrëzuar dhe ajo dhe babai u ulën në tokë.
Ajo u përpoq të thërriste nënën, por nuk kishte përgjigje.
Vajza tha se kur e pa mirë të ëmën, kishte gjak në të gjithë fytyrën e saj.
“U përpoqa t’i shtrëngoja dorën por ajo nuk reagoi”, tha ajo.
Vajza tha se dëshiron që vdekja e nënës së saj të hetohet si një krim i mundshëm lufte.